Basha takim me Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar: Korrupsioni dhe emigrimi i të rinjve probleme të vendit
Lulzim Basha është takuar me Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Daniel Twining dhe me senatorin Dan Sullivan. ”Lufta kundër korrupsionit, pastrimi i politikës nga politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar, zgjedhjet e lira e të ndershme, janë prioritetet e PD-së”, ka theksuar Basha, ndërsa i ka njohur dhe me nismat për Vetting-un në politikë dhe hapjen e listave, në mënyrë që tu jepet mundësia qytetarëve të zgjedhin direkt deputetin e tyre.
Basha ka përmendur korrupsionin dhe emigrimin si problemet kryesore në Shqipëri. ”Shqipëria është ne vendet me numrin më te lartë të azilkërkuesve”,-theksoi Basha, ndërsa veçoi problemin e madh të këtij fenomeni, faktin që në grupin e atyre që emigrojnë janë kryesisht të rinj të kualifikuar që kërkojnë mundësi për një jetë me të mirë të cilën nuk ua ofron Shqipëria për shkak të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
Po ashtu Basha ka theksuar mbështetjen për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në Parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta. Sulmet dhe presionet që politika po ushtron ndaj sistemit të drejtësisë janë konsideruar të papranueshme. Një vend të veçantë zuri dhe situata ne rajon dhe shqetësimet për tendenca destabilizuese, gjë që u duk nga sulmi ndaj policisë me 24 shtator në Kosovë.