Basha takim ”sekret” me Presidentin Begaj. Zbulohen temat e diskutimit

Në një kohë që Tirana është kthyer kryeqendër e Europës, për shkak të Samitit të Procesit të Berlinit, një lajm po qarkullon me shpejtësi. Kreu i PD-së së vulës Lulzim Basha, mësohet se ka zhvilluar një takim informal me presidentin Bajram Begaj. Takimi ka pasur në fokus çështjen e Reformës Zgjedhore, për të cilën Basha ka propozuar disa ndryshime, nga listat e hapura e deri te “Shqipëria një zonë zgjedhore”.

Basha ka propozuar një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura ku të parët që renditen do të jenë emrat që marrin më shumë vota nga zgjedhësit. Një tjetër propozim është dhe vetting në politikë me të njëjtin format siç dhe u realizua me sistemin e Drejtësisë. Basha ka kërkuar kalimin në zgjedhjen e presidentit nga populli.

Takimi vjen në kohën kur prej dy vitesh Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka realizuar asnjë vendim edhe pse OSBE dhe ODIHR kanë dhënë rekomandime si për zgjedhjet Parlamentare të vitit 2021 dhe ato vendore të majit 2023.

SHKARKO APP