Basha takohet me komisionerin Varhelyi në Bruksel, tregon çfarë i propozoi

Lulzim Basha të cilinn Gjykata e Tiranës nuk e njeh si kryetar të PD-së, ka zhvilluar ditën e sotme takime me zyrtarë europianë në Bruksel. Basha bën me dije se është takuar edhe me komisionerin Oliver Várhelyi dhe se i ka prezantuar këtij të fundit nismat për Vetting-un në politikë dhe ndryshimet e propozuara nga PD në Reformën Zgjedhore.

“Me miq dhe partnerë të PD-së, në takimin e Komitetit Ekzekutiv IDC-CDI (Organizata e Partive të Qendrës dhe Qendrës së Djathtë) në Bruksel. Në biseda të veçanta, përfshirë dhe atë me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, iu prezantova nismat e Partisë Demokratike për vettingun në politike dhe ndryshimet e propozuara për reformën zgjedhore”,-shkruan Basha.

Mes të tjerash, Basha thekson se pjesë e diskutimeve ishte edhe situata në Kosovë, e cila sipas tij është një përpjekje e Rusisë për destabilizimin e rajonit, lëvizje e cila sipas tij është shtrirë në Bosnjë Hercegovinë dhe aktualisht po kërcënon Malin e Zi.

SHKARKO APP