Basha takon shkodranët: PD-ja është shpresa e vetme për ndryshim

Në takimin e zhvilluar me demokratët e Shkodrës, kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha theksoi se ata janë të bashkuar dhe nuk dorëzohen.

“Ne jemi të bashkuar dhe nuk dorëzohemi. Ne do të vazhdojmë betejën bashkë çdo ditë, derisa sa ta largojmë regjimin e pakicës Rama-Doshi. Shqiptarët nuk kanë shpresë tjetër t’i nxjerrë nga qorrsokaku i 25 prillit, përveç Partisë Demokratike. Ne jemi shpresa e vetme për ndryshim, për një të ardhme më të mirë për shqiptarët”, tha Basha.

Sipas tij, nga gara brenda partisë, demokratët do të dalin më të fortë. ”Nga kjo garë ne do të dalim më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për të luftuar dhe sjellë ndryshimin që duan dhe meritojnë shqiptarët”.

SHKARKO APP