Basha: Të bëhen sa më shumë teste. Sakrifica e izolimit po shkon dëm
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë online me gazetarët kërkoi nga qeveria të urdhërojë zbatimin e sa më shumë testeve për koronavirus. Kreu i PD-së se testimi masiv është e vetmja mënyrë për të parë sesa është prekur popullata dhe si do të menaxhohet në të ardhmen kriza.
“Mbetet urgjencë prej më shumë se 10 ditësh, ndryshimi i testimit. Ndonëse numri i atyre që është konfirmuar, është akoma në shifra të menaxhueshme, është për t’u theksuar se % e viktimave mbetet e lartë. Tregon se numri i testimeve është shumë i ulët. Me kërkesën e OBSH-së bëj thurrje rritjen e numrit të testimeve dhe të gjurmimit, dhe izolimit të sjellin rezultate të vertët. Pa këtë hap, kjo sakrificë do të shkojë dëm. Duhet ta dimë se sa të infektuar kemi dhe ku i kemi”, tha Basha.
Në komunikimin online me gazetarët, Basha tha se sot nuk është koha për debat politik, por është momenti që të gjithë forcat të përqendrohen në kapërcimin me sukses këtë betejë. Ai tha se do të jetë një moment i dytë, ku do t’i kërkohet llogari qeverisë.
“Nuk është koha për një debat politik, për të treguar përgjegjësitë se çfarë nuk janë bërë apo janë bërë me vonesë. Ne duhet të kemi fikus qytetarët, do ketë një kohë kur do të ketë llogari për hapat e hedhura me vonesë, koha për të përqendruar energjitë tona te kalimi me sukses me sa më pak dhimbje dhe sa më pak viktima. Kjo s’do të thotë që nuk do të themi dhe kërkojmë ato që duhen bërë. Nuk e dimë sa materiale testuar ka vendi ynë, çfarë po bëhet me testimin e mjekëve, policëve”, tha Basha.
Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se të gjitha familjet dhe bizneset kanë nevojë për një likuiditet duke kërkuar para cash, si paketa që ka miratuar SHBA-ja. Ai tha se paketa e sotme financiare për situatën nga koronavirusi është e pamjaftueshme. Sipas tij, nëse nuk ka likuiditet për bizneset e familjet mund të shkojmë drejt një kolapsi ekonomik.
“Ka nevojë për një mbështetje sa më të madhe për ata që janë në nevojë. Duke marrë shkas nga akti normativ për seleksionimin e bizneseve, 30 mijë përfitojnë, 70 mijë jo. I gjithë biznesi i mbyllur. Ka nevojë për një paketë realiste, të paktën si Kosova. Paketa e sotme e pamjaftueshme. Ka nisur kalbëzimi i strukturës ekonomike. Do ketë pasoja të parikuperueshme. Ka 3 javë që kemi paraqitur paketën. Akoma s’kemi asnjë disbursim. Ka nevojë për likuiditet, ka nevojë për cash. Si për familjet ashtu dhe për bizneset që të mos çohen drejt një kolapsi ekonomik”,- tha kreu i PD.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/940986246317273/