Basha tha se s’jep votën për Amnistinë Penale, Rama: Kur e tha? Ka qenë akoma përgjumësh

Nesër në Kuvend do të jetë pjesë e rendit të ditës, edhe votimi i Amnistisë Penale, por PS-ja nuk i ka 84 votat. Sot Lulzim Basha tha se nuk do të jepte votën e tij, mirëpo kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë. Kur u pyet se me kë do i bënte 84 votat në Kuvend, Rama e kaloi me batutë.

“Kush është ky, kur e tha? Ka qenë akoma përgjumësh”, ironizoi Rama. Ky reagim erdhi pasi Basha deklaroi sot se ai dhe grupi i deputetëve që e ndjekin nuk do të marrin pjesë në seancën e ditës së nesërme të Kuvendit, ku pritet të miratohet dhe amnistia penale, e cila ka nevojë për 84 vota.

Sipas tij, drafti aktual i qeverisë për amnistinë parashikon lehtësira për zyrtarët e korruptuar dhe nuk përfshin qytetarët që sipas tij kanë qenë viktima të këtij korrupsioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?