Basha thirrje gazetarëve: T’i bëjmë presion Ramës
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë blu, kreu i PD-së i bëri thirrje që të të shtohet presioni ndaj kryeministrit Edi Rama, në mënyrë që të merren më shumë masa. “Ti bëjmë presion Ramës, nuk bëhet më fjalë për cic mice politike, por çdo orë që po kalon na kushton humbje jetësh. Edhe kjo shifra e 2 humbjeve të jetëve dje është gënjeshtë, shifrat janë të tjera unë i di me emra se i kam të afërt të të afërmve. Mund të bëhet shumë më shumë nga çfarë është bërë. Ka paguar ditën e premte për inceneratorët për inceneratorin e Elbasanit. Imagjino çfarë mund të ishte bërë me këto lekë për të infektuarit. 800 milion lekë janë paguar në nëntor”, tha Basha.