Basha thirrje kundër dhunës: I duhet vetëm Edi Ramës
Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalimit para Kryeministrisë i bëri thirrje pjesëmarrësve në protestë që të shmangin çdo ushtrim dhune qoftë ndaj godinës qeveritare, ashtu dhe ndaj efektivëve të policisë.
“Vëllezër dhe motra, ju bëj thirrje: mos ndërmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë në uniformë. Zemërimi juaj është i ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, ka vetëm një njeri që lutet për dhunë, dhe ky është njeriu që do t’i shpëtojë gjykimit të popullit, do ti shpëtojë gjykimit të Evropës. Ky është Edi Rama dhe banda e tij. Nuk do ti shpëtojë, gjykimi I Evropës po vjen, gjykimi i popullit ëshë i pashmangshëm”, apeloi kryedemokrati Basha.
KOHA JONË SONDAZH

