Basha thirrje kundërshtarëve: Ju paralajmëroj që të më keni shumë frikë në të ardhmen

I rikthyer në politikën aktive, Lulzim Basha ka paralajmëruar kundërshtarët e tij, referuar treshes Sali Berisha-Edi Rama-Ilir Meta, që ta kenë frikë për atë se çfarë do të prodhojë në të ardhmen. Se cili është skenari i tij, nuk ka zgjedhur që ta zbulojë, por preferon që t’u përçojë një mesazh.

“Qëllimi im nuk është të frikësojë njerëzit, e di që një kategori e veçantë frikësohet prej meje, nuk e kam bërë me këtë qëllim, por dhe keq nuk më vjen që frikë më kanë dhe i paralajmëroj që të më kenë më shumë frikë në të ardhmen”, tha Basha.

Në Berat ku u takua me të rinjtë, Basha tha se PD-ja duhet të mësojë nga gabimet e saj dhe të reflektojë brenda vetes. “Humbësi prandaj është humbës se e gjen fajin te dikush tjetër dhe jo te vetja, prandaj t’i përdorim gabimet si një aset për të ardhmen”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?