Basha thotë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim

Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha zhvilloi sot takime me banorë të njësisë administrative Allkaj, Lushnjë, me të cilët bisedoi për situatën ekonomike në vend.

”Në kushtet e një rritje të madhe të çmimeve, shumë familje nuk përmbushin as nevojat jetike për ushqim. 1/3 e shqiptarëve jetojnë me rreth 5 dollarë në ditë, duke e renditur Shqipërinë në vendin më të varfër të rajonit. Politikat aktuale kanë bërë që pasuritë e shumta të vendit, të kthehen në të mira materiale për një grup njerëzish në lidhje me qeverinë”, theksoi ai.

Basha thotlë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë.

“Shqipëria ka mundësi pafund, thjesht duhet që ato të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët tanë. Ky është synimi i Partisë Demokratike, për këtë ne po diskutojmë dhe bashkëpunojmë me ekspertë të njohur dhe qytetarët shqiptarë”, u shpreh kreu i PD.

SHKARKO APP