Basha tregon arsyen e krizës në Sarandë, shpalos hapat e daljes prej saj
Nga Saranda në turin ”Rrugëtimi për Shqipërinë”, kreu i PD-së, Lulzim Basha ndër të tjera ka treguar arsyet e krizës politike dhe hapat e opozitës për daljen nga kriza për këtë qytet. ”Ne kemi një platformë të cilën duam ta pasurojmë pasi të dëgjojmë biznesin, sipërmarrjen dhe t’i kthejmë nga probleme dhe halle të përbashkëta, në zgjidhje të përbashkëta, sepse vendit nuk i mungon as potenciali dhe as rruga për të dalë nga kjo krizë. I mungon vullneti politik, vizioni politik, qeverisja që të mendojë të punojë për qytetarët. Kështu do të vazhdojmë siç e kemi nisur, duke ju dëgjuar, mbështetur dhe duke ju dhënë dorën, duke ju ndihmuar atëherë kur keni nevojë për ndihmë. Pjesën tjetër ju dini ta bëni më mirë se çdokush tjetër”.
Deklarata e plotë
Rritja dhe shtimi i taksave, rritja e kostos së prodhimit dhe të shërbimit dhe korrupsioni i administratës dhe i qeverisë, janë tre arsyet kryesore për gjendjen ku ndodhet sot biznesi, ju dhe ekonomia e Sarandës dhe e gjithë Shqipërisë. Biznesi dhe politikat ndaj biznesit janë dështim spektakolar i një qeverie ec cila e konsideron biznesin privilegj dhe jo të drejtë dhe këtë privilegj ia ka dhuruar kalçetos së oligarkëve në vend që të respektojë të drejtën dhe lirinë e çdokujt për të ndjekur përmes iniciativës më të mirë, për të krijuar mirëqënie për veten, familjen dhe komunitetin. Kjo iniciativë ka nevojë për një qeveri që t’ju dëgjojë, t’ju kuptojë dhe t’ju mbështesë.
Në zemer të vizionit tonë për ndryshimin e gjendjes ekonomike në Shqipëri, ndaljen e emigracionit, për rikthimin e shpresës është çlirimi, fuqizimi, mëkëmbja e biznesit dhe sipërmarrjes, duke përfshirë sektorë kyç me potencialë të jashtëzakonshëm siç është sektori i turizmit.
Ne kemi një platformë të cilën duam ta pasurojmë pasi të dëgjojmë biznesin, sipërmarrjen dhe t’i kthejmë nga probleme dhe halle të përbashkëta, në zgjidhje të përbashkëta, sepse vendit nuk i mungon as potenciali dhe as rruga për të dalë nga kjo krizë. I mungon vullneti politik, vizioni politik, qeverisja që të mendojë të punojë për qytetarët. Kështu do të vazhdojmë siç e kemi nisur, duke ju dëgjuar, mbështetur dhe duke ju dhënë dorën, duke ju ndihmuar atëherë kur keni nevojë për ndihmë. Pjesën tjetër ju dini ta bëni më mirë se çdokush tjetër.
Keni nevojë për një qeveri që ju ndihmon për të krijuar vende të reja pune, për të sjellë më shumë turistë, për të rritur të ardhurat, për të rritur mirëqënien, e cila nuk do të jetë mirë vetëm për biznesin tuaj, por për të gjithë vendin, do të jetë mirë për rininë e cila nuk ka përse të braktisë Sarandën dhe Shqipërinë. Saranda duhet të tërheqë krahë pune e jo të largohet krahu i punës.
Hapat të cilat do të ndiqen:
1. Fuqizimi i arsimit profesional dhe të lartë, ndërkohë që po shkon drejt mbylljes universiteti i Sarandës.
2. Fuqizimi i degëve për të cilat ka nevojë ekonomia e Sarandës dhe e rajonit.
3. Fuqizimi i aksesit në turizëm me infrastrukturë të plotë dhe jo shkel e shko. Bëhen fasadat, s’bëhen kanalizimet. Përmbytet Himara ka një stuhi në det. Mbrojtjet që janë ndërtuar para 50 vitesh i kanë prishur për dukje, por dukja nuk të çon gjatë, fasada nuk të mbron nga deti 9 ballësh. Nqse nuk bën kanalin e ujërave të zeza, të të rrojnë pllakat e bukura në Bulevard sepse dalin ujërat e zeza sipër. Me një shi përmbytet Saranda qytet i vendosur në shpat mali. Vetëm një qeveri e papërgjegjshme që mendon për fasadën dhe për të mbushur xhepat mund të arrijë rekordin, që të përmbysë një qytet të vendosur në shpat mali. Shqipëria është vendi i tretë më i korruptuar në botë, kjo është medalja dhe fytyra e qeverisë Rama sot.