Basha tregon objektivin: Të largojmë Ramën dhe ta çojmë para drejtësisë

Kreu i PD, Luzlim Basha ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’, ndërsa tha se objektiv i PD dhe opozitës mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe vendosha e tij para drejtësisë.

Basha: Nuk ka për të pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Qëllimi apo objektivi im si kryetar i Opozitës, i Partisë Demokratike dhe i aleatëve tanë është jo thjesht largimi i tij si kryeministër, por largimi i tij nga politika dhe dërgimi i tij para drejtësisë. Partia Demokratike dhe aleatët po përgatiten për zgjedhje, për zgjedhjet lokale, por po përgatiten për zgjedhje të përgjithshme. Qëllimi ynë është që me shumicën e shqiptarëve që nuk e pranojnë dhe nuk e durojnë më këtë gjëndje, ti imponojmë një zgjidhje politike vendit. Një zgjidhje që duhet të kalojë apo të tejkalojë gjendjen e grushtit të shtetit ku ndodhemi.

Bejtja: Me Edi Ramën kryeministër?

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha: Jo,jo. Pa Edi Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?