Basha tregon pse zgjodhi të ndahet prej Berishës: Mirënjohja më ka mbajtur peng
Mirënjohja është e vetmja që e ka mbajtur peng Lulzim Bashën ndaj Sali Berishës. Ai tha se zgjedhja e Berishës ka qenë e gabuar për familjen e tij dhe demokratët. Ndërsa shigjetoi mbështetësit e kreut të rithemelimit, të cilët sipas Bashës, janë rreshtuar krah Berishës për interesin personal dhe jo për të.
”Berisha ka zgjedhur rrugën e tij dhe ka patur arsyet e tij të bëjë këtë zgjedhje. Zgjedhja ka qenë e gabuar për të familjen e tij dhe demokratët. Fajin më të madh nuk ia vë atij, natyrisht ka përgjegjësi, por fajin më të madh e kanë ata që bënë sikur u digjte barku për të. Janë njerëzit që e kanë anatemuar dhe s’kanë lënë gjë gjë pa i thënë. Kanë shkuar atje jo për Berishën, por për veten e tyre ishin të 8 dhe donin të ishin të tretët, kanë shkuar për egoizëm dhe pasojat i paguajnë sot demokratët. Ka marrë kosto personale”,-tha Basha.
Basha theksoi në që nga 2013 është kujdesur për të ruajtur imazhin dhe trashëgiminë politike Berishës, por zgjodhi të “shpëtojë shtëpinë e demokratëve”. Sipas tij po të mendonte për vete, “sot nuk do të kishte PD zyrtare properëndimore, por do të ishte e tretur si Rithemelimi”.