Basha uron David Cameron për fitoren

 


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka uruar David Cameron për fitoren e partisë Konservatore britanike në zgjedhjet parlamentare.

Në urimin e tij të përcjellë në rrjetet soviale, Basha shkruante: “Urimet e mia më të përzemërta për David Cameron dhe partisë simotër Konservatore për fitoren e thellë të zgjedhjeve parlamentare. Konservatorët arritin të marrin një shumicë të qartë me një rezultat bindës me 326 mandate, pas një fushate brilante, dhe pas një kursi të drejtë politik bazuar në vlerat e parimet e të djathës, të lirisë ekonomike e të taksave të ulëta. Një fitore e merituar pas një qeverisje që solli uljen e taksës së punës për 27 milionë anglezë, uljen e taksës së bizneseve, cka garantoi një rritje ekonomike prej 8 përqind ndërkohë që Europa pësonte rënie, dhe mundësoi 1 milionë vende të reja pune. Inkurajues rezultati i të djathës angleze, frymëzuese kjo politikë, dhe ky reagim i drejtë i britanikëve.”

Sipas Bashës: “Edhe një here, pas Francës, vjen një sinjal i fortë se e djathta dhe politikat e saj të lirisë ekonomike dhe të taksave te uleta, janë rruga e daljes nga kriza, e punës, e dinjitetit dhe e mirëqenies për cdo shoqëri”.

SHKARKO APP