Basha uron myslimanët: Me mbylljen e muajit, do të marrin fund dhe vuajtjet e shqiptarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një videomesazhi në facebook, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e sakrificës. Në fjalën e tij, Basha thekson se në fund të këtij muaji urojmë që të marrin fund dhe vuajtjet e Shqipërisë.
”Uroj të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e Muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj të gjithë klerikëve dhe udhëheqësve shpirtërorë që u shërbejnë të gjithë besimtarëve dhe kjo sakrificë që vjen në një kohë të ngarkuar nga situata pandemike dhe gjendja e përgjithshme.
Kam bindjen se në fund të këtij muaji Shqipëria të përjetojë një çlirim, dhe fund të vuajtjeve, situatën së papunësisë, të nënave dhe të baballarëve tanë, dhe nga zemra uroj që sakrifica juaj të shërbejë në këtë vit sprove të atyre që janë të sëmurë dhe familjeve që janë të sëmurë për shëndetin e tyre.
Ky është një muaj sprove i dyfishte përveç gjendjes në të cilën ndodhet vendi dhe simbolika. Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët”, ka thënë Basha.