Basha: Vangjush Dako ushtar i bandave, garantorët e Xibrakës garantuan edhe drogën e Maminasit
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e opzitës në Durrës kreu demokrta Basha ka lëshuar akuza të ashpra edhe ndaj kreut të bashkisë së Durrësit Vangush Dako si dhe ka publikuar faktin e lidhjes së drogës së Maminasit me atë të Xibrakës.
“180 milionë euro drogë u kapën në Durrës. Partnerët tanë janë në një stad të avancuar për të hetuar ushtarët e aferës së Maminasit dhe garantorëve politikë. Nuk ka habi nuk ka çudi. Ata që garantuan Xibragen ata garantuan edhe Maminasin.
Ata që garantuan Toyotat Yaris garantojnë edhe të tjera. Durrësi qeveriset nga bandat. Vangjush Dako është shërbëtori i bandave bashkë me çirakun e tij Çelën e OSHEE. Nëse nuk do të kishim një kamikaze poltike në krye të prokurorisë sot Vangjush Dako duhet te ishte në burg.
Vangjush Dako ka shpërblyer me tendera dhe paratë e shqiptarëve bandat e Durrësit. Ai ka afruar edhe Jurgys Çyrben si anëtar të bandës së Shullazit si anëtar te parlamentit shqiptar. Dihet mirë se për çfarë është vënë ky deputet”, tha kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Fotogaleri nga mbledhja e sotme e opozitës në Durrës
KOHA JONË SONDAZH

