Basha: Vendimin për ndryshim, shqiptarët e kanë marrë, ka kohë

Kryedemokrati Lulzim Basha gjate nje interviste me gazetarin Ilir Babaramo ne “report Tv” deklaroi se kudo ku shkon e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim.

“Fushata ime dhe ekipi im ka njё program, i cili vjen si rezultat i kësaj etje pёr ndryshim. Çfarë do tё thotë kjo mё konkretisht? Kemi mё shumë se 4-5 vite qё i prekim problemet aty ku ndodhin, qё nga brenda shpive tё shqiptarëve, tek biznesi i vogël. Nga biznesi fason tek biznesi prodhues. Nga naftëtarët tek minatorët, tek fermerët, tek studentët, tek pedagogët, tek elita intelektuale, tek arti dhe kultura. Dhe nё bazë tё prekjes reale tё problemeve kemi formuluar zgjidhje reale tё këtyre problemeve. Ky ёshtё fakti. Prandaj dialogu ynë me ta sot, ёshtё shumë mё i natyrshëm. Dhe ajo qё media arrin tё mbulojë realisht ёshtё njё përqindje shumë e vogël asaj qё po ndodh nё fushatë. Midis nesh, meje personalisht, anëtarëve tё ekipit tim dhe grupeve tё interesit qё janë qytetarët, ёshtё sipërmarrja, janë mjekët, infermierёt, arsimtarët, fermerët, tё rinjtë, gratë – gjysma e shoqërish, qё po e vuan dyfish ekonominë nё rёnie, emigrimin dhe diskriminimin. Këtu jemi ne, kjo ёshtё fushata qё po zhvillojmë, këto janë mesazhet qё po përcjellim dhe mё e rëndësishmja kjo ёshtё garancia qё pas ndryshimit tё 25 prillit do tё jemi prapë ballё pёr ballё me njё zotim. Njё zotim fare tё qartë dhe pёr tё cilin unё e përsëris ku tё mundem qё do ta përsëris edhe nё programin tuaj. Nёse angazhimet e marra nё kёtё plan, nuk janë premtime por janë angazhime, nёse kёto angazhime nuk do tё përmbushen, unё nuk do tё kërkoj njё mandat tjetër. Dhe kjo ёshtё pjesë e vendimit tim, dhe mendësisë time europiane, pёr njё raport europian tё qytetarit me politikën sepse nuk ka shqiptar qё nuk e kupton qё pas 30 vitesh, 2021, 30 vitesh tranzicion, nuk ka garanci tjetër pёr ekonominë, pёr arsimin, pёr tё drejtat themelore tё qytetarëve, pёr demokracinë, se sa anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Pyetja e vetme që shtrohet para shqiptarëve në këto zgjedhje është: a vazhdohet më edhe 4 vite të tjera kështu si këto 8 vite? Me premtime dhe tullumbace elektorale para zgjedhjeve dhe braktisje dhe shkohet në drejtim të kundër, siç ka shkuar ky kryeministër këto 8 vite. Apo ka ardhur momenti të ndryshojmë? Ajo që unë prek, është një etje për ndryshim që i ka bashkuar shqiptarët si rrallë herë edhe përtej bindjeve politike.

Nuk më mungojnë as faktet, as argumentet për t’ia rrëzuar poshtë propagandën e tij. Por kam zgjedhur mos t’i përgjigjem sepse konsideroj një nga detyrat e mia kryesore pas 25 prillit, vendosjen e një modeli të ri politik.

Nёse angazhimet e marra nё kёtё plan nuk do tё përmbushen, unё nuk do tё kërkoj njё mandat tjetër. Kjo ёshtё pjesë e vendimit dhe mendësisë time europiane pёr njё raport europian tё qytetarit me politikën.

Vendimin për ndryshim, shqiptarët e kanë marrë, ka kohë! Tani vetëm po depërton edhe në familjen politike të Partisë Socialiste.

Qëllimi ynë është t’ju ofrojmë shqiptarëve një qeverisje që sjell ndryshimin. Vendimin për ndryshim, shqiptarët e kanë marrë. Jo tani! Ka kohë! Tani vetëm po thellohet ajo që thashë më parë, tani po depërton edhe në familjen politike të Partisë Socialiste, edhe ata e kuptojnë që kështu nuk shtyhet më, për veten e tyre, për familjet e tyre. Besoj, kam bindjen, edhe për familjen e tyre politike, e kuptojnë që kështu nuk mund të vazhdohet më. Një parti, e cila duhet të përfaqësojë interesa publike, interesa kombëtare, nuk mund të mbetet peng i një grushti njerëzish, i një përqendrimi kaq ekstrem pushteti prandaj ajo që vërejmë në javët e fundit, është që bashkimit të madh të shqiptarëve, po i shtohen edhe socialistë, në kuptimin jo thjesht votues por edhe aktivistë të Partisë Socialiste. Ndryshimi sot është imperativ, i domosdoshëm dhe pastaj vijmë te një konstatim fare i thjeshtë. Kush do ta sjellë ndryshimin? Ky që kishte tetë vite dhe e la Shqipërinë në vendnumëro apo një forcë politike, një koalicion, një aleancë e cila po vjen me një qasje serioze, me zotime dhe angazhime konkrete dhe ku spikat angazhimi më i madh, që të hapim negociatat dhe të rinisim e të përshpejtojmë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian?

Në dorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve është të hapim rrugën europiane, që është thelbi i ndryshimit dhe që në vetvete ndihmon edhe prioritetin numër një që është ekonomia: punësimi, mirëqenia, pagat e larta.

Nuk duhet të harrojmë 3 gjëra në raport me të ashtuquajturin Minishengen. Nuk mund të ketë proces të tillë duke përjashtuar Kosovën. Është imperative që dialogu Kosovë- Serbi të prodhojë njohjen e ndërsjelltë. Duhet zbatim i plotë i proceseve të tjera siç është procesi i Berlinit, siç është EFTA. Si dhe duhet të përgatisim vendet tona për anëtarësimin në Bashkimin Europian, për Shengen-in e vërtetë.”, tha Basha.

SHKARKO APP