Basha: Vesi dhe krimi komunist nuk u ndëshkua por u lartësua
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga Shkodra, ku kujtoi heronjtë që dhanë jetën për të rrëzuar diktaturën hoxhiste, tha se në Shqipëri për 50 vjet nuk janë dënuar krimet e komunizmit dhe që rrjedhin nga ideologjia staliniste. Basha shtoi se dje ishte ideologjia staliniste ajo që “vriste” shqiptarët, kurse sot krimi e vesi janë në pushtet.
”Sot është rasti të hedh një hap pas nga retorika politike që është e nxehur tej mase, sepse e nxehur tej mase është e nxehur edhe kriza politike në Shqipëri dhe që kërkon zgjidhje dhe zgjedhje. Të hedh një hap pas dhe në praninë e nderuar dhe të ndriçuar të kësaj sale, të kuptojmë se një nga arsyet pse kundërshtarët tanë politikë, vazhdojnë të promoovojnë me këmbëngulje vesin, krimin, është sepse vesi me krimin kurrë nuk u denuan ashtu siç duhet. Në fakt u lartësuan, u rehabilituan, ndërsa vlerat për të cilat u sakrifikuan shumë shqiptarë, burra fisnikë dhe trima të pushkës, të mendjes dhe të penës. Gra kurajoze, si ato që Europa i ka ngritur në mitet e saj këto 400 vjet. Fëmijë që u poqën para kohe dhe që sot i kemi mes nesh me thinja në kokë. Një nga arsyet kryesore, pra është, se ne e lamë harresën të mbizotëronte mbi kujtesën, dhe kësisoj nuk i dhamë ndëshkimin e merituar moral, total, diktaturës komuniste dhe krimet e saj të përbindëshme. Përtej çdo dëshpërblimi, financiar, moral, personal, që ky komb dhe ky shtet I ka borxh çdo të përndjekuri dhe çdo familjari apo pasardhësi, dhe për të cilin: po, për ti kthyer përgjigje zonjushes që më pyeti nëse do të ketë një ndryshim të ligjit, për të rivendosur atë në binarët e kushtetutshmërisë dhe për ta larguar nga modeli I poshtër që kaloi para disa vitesh, për të ndëshkuar familjarët e të përndjekurve”,-deklaroi Basha.
KOHA JONË SONDAZH

