Basha: Vetting në politikë që shteti të çlirohet nga kapja e pushtetarëve të lidhur me oligarkët
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon të këmbëngulë për nevojën e nisjes së Vetting-ut në politikë.
Sipas Bashës, kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët ka arritur nivelin më të lartë.
Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës
Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve. Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet vettingu në politikë. Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare.