Basha: Vota për PD, shkon për paketën tonë të shpëtimit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të Belshit, Cërrikut dhe Bradasheshit në Elbasan.

Tregtarët e vegjël ngritën si shqetësim rënien e fuqisë blerëse, rritja e çmimit të energjisë e deri tek pamundësia për të blerë ilaçet.

Ndërkohë që shumë prejt tyre bëjnë me dije se nuk po shesin më me listë pasi po falimentojnë. Kreu i selisë blu kërkoi votën për Partinë Demokratike si një mundësi për të ulur taksat.

“Vota për Partinë Demokratike, unë premtoj do të shkojë për paketën tonë të shpëtimit, të ulim taksën në minimum, më të ultën në Ballkan, të ulim çmimin e energjisë, që ato lekë që i çojmë për fatura e kamatë-vonesat, t’i kenë në xhepin e tyre, të vijnë e të blejnë bukë e të blejnë mallrat kryesore, të heqim TVSH-në për mallrat e shportës, që të paktën t’i paguajnë 20% më pak. Ç’ kuptim ka që shteti vjen e të merr 20% për vezën, bukën, kurse ai tjetri s’ka lekë të japë për bukën?!”, tha ai.

Fermerët në zonën e Dumresë të cilët merren me kultivimin e duhanit ngritën si problem kostot e punës në bujqësi dhe emigrimin e banorëve.

Basha i kërkoi banorëve që votën e 21 qershorit ta përdorin si një armë kundër të keqes dhe mjerimit.

SHKARKO APP