Basha: Vrasja në ish-Bllok, për pazare droge
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh në një bashkëbisedim me gazetarët paraditen e së martës se gjendja e rendit në Shqipëri është emergjencë kombëtare, pasi, sipas tij, “krimi kontrollon pushtetin politik”. Për ngjarjen në zonën e ish-Bllokut, kreu i PD-së e lidhi me prishjen e pazarave të drogës. “Ngjarja në bllok është zbuluar se është përplasje për pazare droge. Ish-blloku është kthyer në një zonë ku rrinë bashkë banditë dhe politikanë”, shtoi Basha, duke iu referuar përplasjes me armë të para disa ditëve që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur.
KOHA JONË SONDAZH

