Basha zotohet para shoqërisë civile: Nëse nuk mbaj premtimet, më largoni!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quan 25 prillin një ditë vendimtare për shqiptarët, që ata të ndahen nga propaganda e premtimet boshe për një qeveri që sjell mirëqënie e punësim.

Në një bashkëbisedim me përfaqësues e Shoqërisë Civile, në Forumin për Integrimin, organizuar paraditen e sotme nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare Basha madje u zotua se nëse gjatë qeverisjes së tij nuk do të mbajë premtimet e kësaj fushate nuk do të kërkojë më mandat tjetër.

Lulzim Basha: “Do të rikthejmë tek shqiptarët pritshmëritë për vendin e tyre që ka potenciale të jashtëzakonshme.

Një Shqipëri me vende pune, e paga dinjitoze. Është plotësisht e mundshme. E bën Maqedonia, e bën Kosova e bën Serbia do ta bëjë Shqipëria. Pas 25 prillit do të ketë një qeveri që mendon për njerëzit, ndërsa sot kemi një qeveri që mendon për veten. Shikoni letrat e ILDKPI-së trefishuan pasurinë e tyre kur shqiptarët u varfëruan. Kam ardhur me plane konkrete, angazhime konkrete e jo premtime që u bënë para 8 vitesh e nuk u mbajt asnjëri prej tyre.

Zotohem para jush. Kjo do të jetë fushatë e fundit. Nuk do të ketë fushatë ideshë, por fushata ku ne do u shpalosim shqiptarëve angazhimet tona me garancinë se nëse nuk i plotësoj nuk kërkoj mandat tjetër.

Sa i takon kundërshtarit politik, Basha tha se shqiptarët kanë përballë një kryeministër i cili për 8 vite pati më shumë pushtete në dorë sesa çdo kush tjetër por pasuroi  një grusht njerëzish dhe varfëroi shqiptarët.

Pa diskutim në anën tjetër do dëgjoni estradën e lodhur për 8 vite që ka pasur pushtete që as Enver Hoxha si ka pasur dhe merret me sulme ndaj meje. Por ju siguroj se nuk do të bëhem pjesë e kësaj loje dhe shpresoj që as shqiptarët të mos bëhen pjesë e kësaj loje por të votojnë për Shqipërinë dhe shqiptarët”

Basha shtoi më tej se me më 25 prill Shqipëria zgjedh të shkojë drejt BE-së ose të qëndrojë në vendnumëro.

SHKARKO APP