Basha zotohet: T’ia shkurtojmë kohën të keqes

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetaret”, u takua me banorë të fshatit Paçram, ku u njoh me shqetësimet e banorëve, që nga abuzimet me faturat e energjisë elektrike dhe deri tek pamundësia për të siguruar bukën e fëmijëve.

Banorët i bënë të ditur Bashës kushtet e mjerueshme ku jetojnë dhe si të mos mjaftonte kjo, furnizimi me energji elektrike është aq i dobët sipas tyre, saqë mund ta përdorin vetëm për ndriçim.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Ta nisim me 8 dhjetor përballjen në Tiranë, një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie. Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj që kalon është një ditë, një javë, një muaj më shumë hajdutëri e vjedhje e parave tuaja. Nuk ka pse t’ia zgjasim kohën të keqes. T’ia shkurtojmë kohën të keqes, t’ju japim edhe një herë mundësi ju të zgjidhni me votën tuaj qeverinë që meritoni", apeloi Basha para këtyre banorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?