Basha:Ia shite socialistët pazareve të Ilir Metës, e çirakëve të tij, Viktor Tushës

 

Nga Lulzim Basha.

Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra nga Lezha, në këtë mbrëmje të bukur, në këtë mbrëmje të fitores e triumfit të Lezhës e lezhianëve.

Zëri juaj ushton fuqishëm, zëri juaj thërret për fitoren e merituar të qytetarisë mbi oligarkinë. Zëri juaj i bashkuar thërret emrin e njeriut që do të luftojë për ju dhe hallet tuaja, kryetarit të ardhshëm të bashkisë që quhet Fran Frrokaj. Quhet Fran Frrokaj ore hutaq. Do ta mësosh, do të ta mësojnë lezhianët në 21 qereshor.

Por i hutuar je, s’ke faj, se sot mediat botërore kanë publikuar emrat e vërtetë të kriminelëve të njolluar. Si e ka emrin kandidati jot në Kavajë, o hutaq, Elvis apo Elvin Roshi? Si e ka emrin dhe të kaluarën kandidati jot në Krujë Artur trafikant Bushi? Si e ka emrin ai i Devollit, se shkove që shkove, por s’u the devollinjve se pse garove trafikantin? Apo Tërmetin e Telenenës, apo Ndonin e Këlcyrës? Ti nuk jua thua emrat të tuve se ti e di që kanë nga dy-tre emra dhe një të kaluar të zezë si nata.

Kurse unë po ta them. Quhet Fran Frrokaj. O hutaq, Ilir Meta t’i vuri në rresht socialistët e Lezhës, t’i vuri në kuadrat morgu. Nuk i la të hapnin gojën, nuk i la të tregonin se si Ilir Meta, me Viktor Tushën, kanë zaptuar çdo degë të pushtetit, përbuzin, shkelin, dinjitetin e demokratëve dhe sociaistëve. Si dëgjove dot, se ishin gojë mbyllur, se ia mbylli gojën ortaku yt, sepse kanë vendosur të kandidojnë edhe këtu të kandidojë një njeri i 101 të zezave. Po po, Viktori, Viktorit që i shkove në zyrë që të mos e arrestonte policia para katër muajsh, sepse zaptoi tokën e lezhianëve dhe i shiti për toka publike. Sepse dha leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, sepse vodhi 300 milionë lek me keqmenaxhimin e aseteve publike.

Policia u nis të bënte detyrën por i doli barrikadë para ligjit, para drejtësisë, ortaku yt dhe ti heshte, heshte dhe e le Viktor Tushën t’i shpëtonte drejtësisë dhe ligjit. Por në 21 qershor nuk i shpëton dot votës së lezhianëve.

Kryetari i socialistëve, ti ia shite socialistët pazareve të Ilir Metës, e çirakëve të tij, Viktor Tushës. Por socialistë lezhianë, ngrijeni kokën, me Fran Frrokaj nuk jeni vetëm, ne jemi në krahun tuaj, Frani është në krahun tuaj, Lezha është në krahun tuaj.

Nuk e marrin dot për çiflig Lezhën e bukur të historisë.  Lezhën e artit dhe letërsisë, Lezhën e punës dhe nderit, Lezhën e krenarisë tonë kombëtare. Me luks të shfrenuar, me socialistë gojëmbyllur e kokë poshtë, kokëulur, përdhosur, e mbyllën fushatën e tyre të turpit në Lezhë. 100 mijë euro kushtoi vetëm ajo natë e turpit para dy netësh. 100 mijë euro ku i gjetën? 

 

(shkëputje audio nga te gjitha mediat)

 

 

 

 

 

..këta shihi, ja  ku i ke, dëgjoji janë mbretërit dhe princërit e Lezhës fisnike, këta do vendosin, ju do vendosni dhe ju do bindeni. Vëllezër dhe motra, vendi ka nevojë për zgjedhje ku është zgjidhja urgjente dhe ne ofrojmë zgjidhje urgjente , ne e shohim dhe e prekim dhimbjen tuaj në çdo fytyrë, në çdo dorë që shtrëngojmë, në çdo shtëpi ku kmei hyrë, në çdo sipërmarrje ku kemi qenë, ndaj propozuam paketën tonë në parlament, për uljen e taksave, për uljen e çmimeve, për të vënë fondet në shërbim të punësimit, të bijve dhe bijave tuaja më të mirë, por oligarkia Rama-Meta i hodhi poshtë, i hodhi poshtë pa asnjë justifikim, pa asnjë argument, as nuk u kujdesën t’ju tregonin ju sesa pak ju çmojnë e ju përbuzin. Para dy mujash dhe para një viti, ne i cuam propozimet tona dhe në fakt janë zgjidhja e problemeve tuaja dhe interesi juaj por ne nuk i kishim kartonat.

Në 21 qershor vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të djathtë e të majtë mbani mend kartonat i keni ju, vendimin e merrni ju, askush tjetër dhe askush s’na ndalon dot t’i vijmë në ndihmë njerëzve tanë, familjeve në nevojë, ti vijnë në ndihmë rinisë, të papunëve ti vijmë në ndihmë bujqve e blegtorëve, t’i vijmë në ndihmë një populli të tërë që klith nga pasha e varfërisë dhe e mjerimit, ndaj kemi ofertën tonë që e bën të flaës me vete kryeministrin.

Do t’i marrësh kandidatët një e nga një, nga do ta fillojmë, nga Tirana profesor doktor Halim Kosovës përballë papagallit me diplomë fallco, apo nga Durrësi i Gjushit të mafias dhe betonit përballë doktoreshë Grida Dumës, apo nga Elbasani tani që i doli në pah padrinos se sa pasion ka të kërcënojë median dhe zërin e lirë përballë profesor Ardian Turkut, apo nga Korça e Sino Kullës përballë profesor Gjergji Meros, apo nga Lezha, Lezha e mashës së Ilir Metës, apo student i dhjetorit drejtuesi i përkushtuar dhe kryetari i ardhshëm Fran Frrokaj. Merre ku të duash, merreni ku të doni, kandidatët tanë i bashkojnë 3 tipare, ata janë të pastër para jush, para dritës së diellit, para Zotit. Të kenë një padron popullin e Lezhës, popullin shqiptar në bashkitë ku do të votojnë, ata nuk do të rrisin taksat, por do të ulin taksat, në mënyrë që biznesi të krijojë më shumë vende pune. Ata do të punojnë për ju dhe vetëm ju, kjo i bashkon kandidatët tanë.

Edhe kandidatët e kundërshtarit i bashkojnë tre tipare. Një pjesë prej tyre kanë rekorde kriminale, trafikantësh, tutorësh, njerëzish të krimit të organizuar. Pjesa tjetër, si tolja e Lezhës, apo i tjetri i Lushnjes, që u jep tendera Hakmarrjes për Drejtësi, apo Qazua i Elbasanit që ka vendosur familjen e tij në kontroll të gjithë bashkisë, apo Gjushi i Durrësit, i bashkon korrupsioni, ndërsa Velinën e Tiranës e shumëkush tjetër, i bashkon falsiteti, gënjeshtra dhe mashtrimi. Gënjeshtra dhe mashtrimi që janë në themel të së keqes që vuajnë sot shqiptarët.

Me hile ia bën popullit para dy vitesh, me hile i kërkuan votat, me hile i morën votat, me hile po qeverisin, dhe me hile duan t’i ikin gjykimit tuaj me 21 qershor.  A do t’i lëmë ne? A do ngrihemi të gjithë për fatin tonë dhe familjeve tona? Çfarë thotë Lezha? Me 21 qershor votoni Fran Frrokajn, Votoni Partinë Demokratike, investoni besimin tuaj dhe zotohemi se do t’ua kthejmë në përgjegjësi, në punë, dhe dinjitet.

Rroftë Lezha, Zoti i bekoftë familjet lezhiane. Fitore, fitore, fitore!

SHKARKO APP