Basha:Me 21 qershor populli vendos, për punësim dhe zhvillim

 

Lulzim Basha*.

Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, durrsake e durrsakë, e vesha xhaketën se po fryn era, po fryn era e fitores, e fitores së Durrësit me Grida Dumën, e fitores së Shijakut me Redi Saraçin, e fitores për njerëzit e thjeshtë, popullin e kësaj zone, durrsakët e durrsaket, që për 8 vite me rradhë kanë parë një bashki dhe një bashkiak, i cili ka punuar natë e ditë, pa u lodhur vetëm për xhepat e veta dhe të oligarkisë. Një bashkiak që s’ka punuar një ditë për të punësuar durrsakët dhe për të përmirësuar jetën tuaj.

E keqja e madhe që ka zënë për fyti Durrësin dhe Shqipërinë e ka emrin papunësi, e ka emrin varfëri, e ka emrin lista të dy e trefishuar në dyqane, e ka emrin taksa të larta , e ka emrin fatuara të shtuara të energjisë, e ka emrin krizë ekonomike dhe psikologjike, dëshpërim dhe largim nga Durrësi njësoj si para 22 apo 23 viteve më parë. Por, mbi të gjitha e ka emrin e shëmtuar të korrupsionit, të oligarkisë së dyshes Rama-Meta dhe shërbëtorit të tyre këtu në Durrës, Vangjush Dakos.

Kohë të vështira kanë pllakosur për Durrësin, për Shqipërinë, por dyshja Rama-Meta, e cila erdhi me premtime të mëdha në pushtet nuk bëri asgjë për të qëndruar në krahun tuaj , s’bëri dhe s’po bën asgjë për t’i ndihmuar durrsakët dhe banorët e Shijakut, përkundrazi me masat që ka marrë e po merr çdo ditë j’ua bën jetën më të vështirë nënave dhe grave të Durrësit e të Shijakut. J’ua bën jetën edhe më të pamundur kryefamiljarëve, burrave zotnijve të Shijakut dhe të Durrësit.

J’ua bënë të ardhmen edhe më të pasigurtë, rinisë durrsake, vogëlushve të Durrësit e të Shijakut. Po, fakti është, e vërteta është, se sot, dy vjet pasi erdhën në pushtet, shqiptarët paguajnë taksa më të larta, çmime më të larta, kanë më pak vende pune, fitojnë më pak dhe jetojnë më keq. Por, Edi Rama dhe Ilir Meta nuk e marrin mundimin ta shohin të vërtetën në sy, nuk marrin mundimin t’ju shohin ju në sy, e t’ju pyesin ju vëllezër dhe motra apo qoftë edhe ata që besuan në gënjeshtrën e 23 qershorit.

E pra, le t’jua themi sot nga ky shesh me zë të lartë, që ta fusin në kokën e tyre të topitura nga lluksi me taksat tuaja, ta shohin me sytë e tyre të verbuar nga korrupsioni, ta dëgjojnë me veshët e tyre të dyllosur nga shpirtkazmëria dhe pashpirtësia ndaj jush.

A jetoni sot më mirë se para dy vitesh, a paguani sot taksa më të ulta se para 2 vitesh, a fitoni sot më shumë se para dy vitesh, a keni sot më shumë vende pune se para dy vitesh. A jeni pra sot në drejtimin e duhur ju dhe familjet tuaja, ta dëgjojë mirë, edhe njëherë, e pra, ata thonë se jemi në drejtimin e duhur, por në fakt , në drejtimin e duhur janë vet bashkë me Vangjush Dakon, kontabilistin e korrupsionit, njeriun që paguan faturat e drekave dhe darkave lluksoze të Edi Ramës në kryeqytetet e Europës, ku shëtit si turist në hotele me 6 yje, se i paguan Gjushi me paratë e durrsakëve.

A është ky drejtimi i duhur për ju, a është ky drejtimi i duhur për familjet tuaja, a është ky drejtimi i duhur komshinjtë tuaj, për komunitetet tuaja, a është ky drejtimi i duhur për votuesit e majtë të 23 qershorit, a mos vallë ata kanë vende pune, paguajnë fatura më të ulta, paguajnë taksa më të ulta, paguajnë taksa më të ulta dhe i blejnë ushqimet më lirë se ju. E vërteta është jo, ë vërteta është kjo që thoni ju, kjo është e vërteta dhe jo ajo që thonë mashtruesit Rama-Meta-Dako. Përballë kësaj të vërtete të dhimbshme ata nuk kanë asnjë shpjegim, ça do ti thonë nesër durrsakëve, kur ti marrin nëpunësit e shkretë të administratës e ti ulin në karrige si në funeral, që t’ua qepin gojën e mos tu dëgjonë zërin. Çfarë do ti thonë nënave e baballarëve të Durrësit, pse e morën votën për të hapur vende pune dhe mbyllën vende pune. Si e morën votën për të ulur çmimet dhe rritën çmimet, si i morën votat duke premtuar shëndetësi falas dhe e kanë zhytyr vendin në korrupsionin më të madh duke i shpërdoruar dhe vjedhur paratë e të sëmurëve rëndë e diabetikëve.

Nuk i përgjigjen dot, nuk i përgjigjen dot dhe gjithë kohën e harxhojnë me sulme ndaj nesh. Na thonë ne, mbylleni gojën, 21 qershori nuk është për varfërinë, 21 qershori nuk është për papunësinë, 21 qershori nuk është për pamundësinë, 21 qershori nuk është për popullin, 21 qershori qenka për oligarkinë.

Le ta marrin vesh nga ky shesh, 21 qërshori është dita e popullit, është dita e Durrësit, është dita e sovranit.

Ndaj, ju betohem sot, zonja dhe zotërinj, princër dhe mbretër të sovranitetit popullor, që do vendosni me votën tuaj të patjetërsueshme, se ne kemi një ofertë për ju, ne kemi ofertën e uljes së menjëhershme të taksave, që po mbysin ekonominë, e po vrasin vendet e punës. Po, shqiptarët, me të ardhurat më të ulta në Ballkan, meritojnë, do të votojnë dhe do të kenë taksa më të ulta në Ballkan.

E keni ofertën e heqjes së kularit, të ankthit të përmuajshëm të faturave abuzive të energjisë të një populli, i cili e paguan sot energjinë 2-fish, sa Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Bosnja madje dhe Islanda. Po me votën tonë, me votën tuaj për Partinë Demokratike ne do ta ulim çmimin e energjisë me 25 % dhe do të falim të gjithë kamatëvonesat. Familjet e pamundura shqiptare të cilat nuk sigurojnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre, familjet që nuk blejnë dot vajin dhe sheqerin , që kanë një million e gjysmë lekë borxh në një vit duke blerë vetëm domate e djath, kanë vite që nuk e shohin mishin me sy meritojnë zgjidhje të menjëhershme dhe jo pashpirtësinë e dyshes Rama Meta që ju thotë prit gomar të mbijë bar, votoni Partinë Demokratike, votoni numrin 15. Ne do të ulim taksat, ne do të heqim TVSH-në, pra do të ulim me 20% çmimin e bukës, të miellit, të orizit, të vajit, të qumshtit, të vezës, të sheqerit, dhe të mishit, ne do t’ju vijmë në ndihmë, ne do ta bëjmë, votoni për Partinë Demokratike.

E keni ofertën tonë dhe oferta jonë ju prish punë, janë sulur si të tërbuar dhe thonë Lulzim Basha s’ja u ul dot taksat, Lulzim Basha s’ja u ul dot çmimin e energjisë, Lulzim Basha s’ja u ul dot TVSH-në e bukës. Po, po mashtrues, unë vetem s’e ul dot, por dëgjoje këtë popull, se ky popull do ta ulë bashkë me mua. E bashkë me zonjat e zotërinjtë e ofertës tonë, ofertës tonë që i tmerron nga mëngjesi deri në darkë, ofertës tonë që s’ka të krahasuar, me klubin e bashimbozukëve, e personave me rekorde kriminale, të korruptuarve dhe oktapodëve që kanë futur në trajsat dhe listat e oligarkisë. Me kë do krahasosh, o Edi Sudja, Filo kullën që vulos vendimet e tua korruptive dhe fal miliona euro të korçarëve, me profesor doktor Gjergji Meron, oktapodin e Elbasanit Qazim Sejdinin, faqen e zezë të Elbasanit e gjithë Shqipërisë, që e kanë marrë vesh nga Uashingtoni në Bruksel, se kërcënon gazetarët si një terrasin i vërtetë që i ka ikur koha, me profesor Ardian Turkun, intelektualin, menaxherin, vizionarin e Elbasanit. Me kë do krahasoni more qyqarë Velinën pa diplomë të mashtrimeve dhe të korrupsionit, që fal taksat e shqiptarëve për bizneset e të vëllait, e bën nga dy dasma, me paratë e taksapaguesve shqiptarë, me ikonën e ndershmërisë, doktor Halim Kosovën. Apo të mos futemi te këta që mi ke me nga dy e me nga tre emra. Një për vete, një për babën, një për interpolin, një për europolin dhe një për sistemin TIMS të policisë kufitare shqiptare.

Kriminelë, trafikantë, të cilët do të marrin më 21 qershor atë që meritojnë nga populli, atë që i ka kërkuar opozita, atë që kërkon Amerika dhe Europa, zero vota për trafikantët, zero vota për kriminelët. Apo do krahasosh Gjushin, tetë vjet beton, tetë vjet korrupsion, tetë vjet shpërdorime. Përplasja nuk mund të jetë kurrë më simbolike. Një simbol i madh për Shqipërinë dhe Ballkanin, e keqja me Gjushin, e mira me Grida Dumën. Me kryetaren e ardhshme, me intelektualen e përkushtuar, me menaxheren e sprovuar, me vajzën e Durrësit, bijën e Durrësit, Gridën durrsake, e cila do të luftojë e do t’ju përfaqësojë secilin prej jush. Do të punojë për ju, do të ulë taksat për ju, do të hapë vende pune për ju, do të përgjigjet para jush, do t’ju shohë në sy ditë për ditë në zgjidhjen e problemeve dhe halleve tuaja.

Grida Duma, fytyra emblematike e nisjes së re të demokratëve, është fytyra emblematike e ekipit tonë, e fitores së Shqipërisë së emancipuar mbi Shqipërinë e korrupsionit e krimit.

Ndaj vëllezër dhe motra, ne e dimë dhe ju e dini, dhe ata e dinë fort mirë. Ndaj janë bërë edhe për doktor. Jo për Halimin se Halimi do të jetë kryetar. E dinë se Durrësi e ka marrë vendimin se kjo furi që fryn sot nesër do të jetë edhe më e fortë e që të dielën do të shndërrohet në një erë dhe valë të papërmbajtshme të fitores së Durrësit dhe familjeve durrsake pa dallim.

Edhe Shijaku e ka thënë fjalën e vet. Apo jo? Kanë dalë hijet e natës dhe po thonë se jep fjalën po se dinë që me Bibël e me Kuran kur fjala e dhënë nuk kthehet më . Vendimi është marrë Redi Saraçi ,Partia Demokratike . Por unë kam një porosi dhe një lutje për ju vëllezër dhe motra . Entuziazmi juaj ,mbështetja juaj , emocioni juaj, sytë tuaja, dora juaj thërret fitore dhe fitore do jetë. Por lutja ime është kjo . Mos lini asnjë njeri pa votuar, merrini të gjthë shokët dhe miqtë, kushurinjë dhe krushqi, vëllezër dhe motra, të djathtë e të majtë. T’i japim fitoren të mirës, t’i japim fitoren sot Grida Dumës, dimensionin e shpirtin durrsak.

T’i japim fitores së Redi Saraçit thellësinë e qytetarisë fisnike e të lashtë. Zoti e bekoftë Durrësin. Zoti e bekoftë Shijakun. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore, fitore ,fitore

SHKARKO APP