Bashkëbisedimi me Bashën, gazetari: Në spitale ka 1 infermier dhe 15 të shtruar. Po gabojmë si Italia
Në selinë blu edhe këtë të hënë kreu i PD-së, Lulzim Basha po mban një konferencë me gazetarët. Gazetari Erion Skëndaj, ka deklaruar se në spitale gjendja është e rëndë. Ai tha se në spitalet infektive është vetëm një infermiere e cila ka në përgjegjësi 15 pacientë të shtruar.
Sipas tij, spitalet që po mbajnë pacientët për Sanatoriumi dhe Infektivi kanë protokolle të ndryshme të mënyrës se si i trajtojnë të sëmurët.
”Mungesa e transparencës ka lidhje me mos marrjen e përgjegjësive dhe për të dhënë një realitet fiktiv që jemi më mirë se vendet e tjera të rajonit. Kam 8 muaj që e them se nuk ka informacion. Problemi emergjent është centralizimi. Po bëjmë gabimin si italia, marrin shumë ilaçe dhe shkojnë në spital në gjëndje të rëndë”,-tha ai.