Bashkëpronarja e një mobilerie gjendet e vdekur në tualet

Bashkëpronarja e një mobilerie në qytetin e Shkodres është gjetur e vdekur brenda mjediseve te tualetit te mobilerise. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 12:45 të kesaj të hëne në Melgushë pranë aksit Shkoder- Lezhë.

Suela S. rreth 45- vjece u gjet e pajetë nga puntorët e mobilerisë të cilët kanë njoftuar efektivët e policië pasi kanë konstatuar trupin e pajetë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërkohë që trupi i 45 vjeçares, i është nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore pranë morgut të spitalit.

Ndërkohë për zbardhjen e ngjarjes ka mbërritur edhe një grup ekspertize nga Tirana për zbardhjen e ngjarjes. Efektivët e policisë kanë marrë në pyetje edhe të afërmit e viktimes për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

SHKARKO APP