Bashkëpunëtori i Ramës në krye të AKEP-it/ Gazetarja: Asnjë njohuri inxhinierike

Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Tomas Frashëri është emëruar sot nga maxhoranca si kryetar i AKEP.

Tomi Frashëri ka mbajtur postin e Shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama dhe njihet si bashkëpunëtor i afërt me kryeministrin, nuk ka asnjë njohuri inxhinierike, bazuar kjo në CV-në e tij.

Gazetarja Arianita Brahaj ka publikuar CV-ne e kreut të ri të AKEP dhe siç shihet Frashëri zotëron një CV të shkurtër dhe nuk ka asnjë atribut në komunikimet elektronike.

“Parlamenti miraton shefin e protokollit te ER si kryetar te Autoritetit Te Komunikimeve Elektronike e Postare.

Asnje atribut ne komunikime elektronike, asnje njohuri inxhinjerike.

Nivel jo master (niveli 2) ne studime universitare, nje CV e shkurter e panjohur si vijon . Perfundon me Turp seanca e sotme e Kuvendit te Partise Shtet votohet shkarkimi i Malajt , dhe paketa qe instrumentalizon lirine e fjales.”– shkruan Brahaj.

SHKARKO APP