Bashkëpunim me PD nëse nuk merr votat më 25 prill? Ja si përgjigjet Rama
Gjatë prezantimit të platformës së re digjitale të Partisë Socialiste, ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e kësaj partie, kryeministri Edi Rama përjashtoi një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Demokratike nëse më 25 prill nuk merr votat e nevojshme për të formuar i vetëm qeverinë. ”Ditën që shqiptarët nuk do të më besojnë mua që të jem në rolin e kryeministrit, unë do t’i përqafoj të gjithë shqiptarët me mirënjohje dhe do t’u them puna e mbarë atyre që do të marrin stafetën”, tha kreu i qeverisë.