Bashkëpunim me PD? Rama mbështet Bashën për Reformën Territoriale
Aktualitet E Enjte, 2 Shtator 2021 22:22
Luftë apo bashkëpunim? Kryeministri Edi Rama mbështet qëndrimin e Lulzim Bashës, i cili ka dalë kundra ndryshimeve Kushtetuese të 2008.
“Sigurisht që jam i gatshëm ta diskutojmë. Kemi mendime pak ndryshe, unë mendoj se duhet të kemi më pak bashki, ata më shumë, gjithsesi jam dakort ta diskutojmë”.
Po ashtu në “Opinion”, Rama tha se “Unë e ftoj Opozitën për të punuar së bashku, jo nga nevoja e halli, nuk kam asnjë hall”.