Bashkëpunim ndërkufitar kundër ekstremizmit të dhunshëm
Bashkia Dibër në bashkëpunim me bashkinë Bulqizë dhe Komunën e Dibrës së Madhe, organizuan në qytetin e Peshkopisë një takim me fokus bashkëpunimin ndërinstitucional për t’i ardhur në ndihmë komuniteteve të rrezikuara nga ekstremizmi i dhunshëm.
”Në bashkëpunim me Projektin për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore(PLGP), Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE), si dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Bulqizës dhe Komunën e Dibrës së Madhe, organizuam në Peshkopi, takimin me tematikë “Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndarja e praktikave të mira të trajtimit të faktorëve që çojnë në radikalizëm dhe ekstrimizim të dhunshëm”.
Qëllimi i këtij takimi ishte jo vetëm ndarja e shembujve pozitivë, pasqyrimi i gjendjes aktuale, mundësitë dhe sfidat, por forcimi i bashkëpunimit dhe partneritetit tre palësh midis sektorëve të shërbimit social e shoqërisë civile të Dibrës, Bulqizës dhe Dibrës së Madhe, për t’i ardhur në ndihmë komuniteteve të rrezikuara nga ekstremizmi i dhunshëm.
KOHA JONË SONDAZH

