Bashkëpunimi me Berishën, Meta: Do i japim dimensionin e munguar opozitarizmit. Ramoviçi do iki si Millosheviçi

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili është kthyer në epiqendër të politikës në vend, këtë mbrëmje ka folur për atë çfarë pritet të ndodhë në shtator, si edhe për koordinimin që do të ketë me Partinë Demokratike.

“Në shtator do të presim një angazhim të jashtëzakonshëm të opozitës. PL që nga 25 korriku në mbrëmje është me kapacitet të plotë në përmbushje të opozitarizmit, sepse Shqipëria ka shumë nevojë për të rritur besimin te përkushtimi për ndryshimin dhe përmbysjen e këtij sistemi të kalbur, antikombëtar që po bjerrë çdo ditë shpresën në këtë vend dhe sidomos të rinjve shqiptarë”, tha Meta për FaxNews.

Po ashtu kreu i Partisë së Lirisë, foli edhe për deklaratën e bërë nga Sali Berisha për mosbindje civile nëse kryeministri Edi Rama nuk do t’i përgjigjet thirrjes së qytetarëve për t’u larguar nga pushteti.

“Jemi këtu për t’i dhënë atë dimension të munguar opozitarizmit në vend, fuqinë e vërtetë popullit, për të udhëhequr dhe një ndryshim i cili përfundimisht do të japë fund personalizimit të shtetit dhe kapjes së tij nga një klikë e ngushtë. Ramoviçi do të ikë si Millosheviçi, dhe më lehtë”.

SHKARKO APP