Bashkëshorti i deputetes presion punonjësve: Dorëhiquni ose…

Punonjësit e Shërbimit të Provës ndodhen nën presion për të dhënë dorëheqjet. Denoncimi është bërë nga punonjës të këtij institucioni, që drejtohet nga Engjell Hysi, bashkëshorti i deputetes socialiste Vasilika Hysi.
Shkresat përmes të cilave u kërkohet punonjësve të dorëhiqen ose në të kundërt do të shkarkohen nga detyra janë firmosur pikërisht nga Engjell Hysi.

Mësohet se të paktën 100 punonjës në të gjitha zyrat e Shërbimit të Provës rrezikojnë vendin e punës, ndërsa u kërkohet dorëheqja pasi nuk ka motivacion për t’i larguar nga funksionet që kanë. Syri.net

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?