Bashkëshorti i kryebashkiakes së Durrësit, denoncim në polici: Më kanë vjedhur “X5”-ën

Emirjana Sako, kryebashkiakja e Durrësit

Vjedhjeve gjatë natës nuk i ka shpëtuar as bashkëshorti i kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, Roland Shahini.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se atij i është vjedhur gjatë natës makina e tij, tip fuoristrade “BMW X5”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë, teksa makina ka qenë e parkuar.

SHKARKO APP