Bashkëshorti i mësueses që vdiq në spital: Çfarë ndodhi në 10 minutat fatale?
Anila Bazelli, ishte mësuesja 46 vjeçare që humbi jetën papritur dje në Spitalin e Pogradecit.
Ajo u dërgua nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 pasi nuk ishte ndjerë mirë.
Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.
Bashkëshorti i saj, Luan Bazelli, ka folur sot për mediat, duke thënë se Anila shkoi vetë në spital.
“Iku me këmbët e veta në spital, s’kishte asnjë sëmundje, 10 minuta pasi i bënë gjilpërën, ndërroi jetë,” tha Luani.