Bashkëshortja e Gertit, aktivistja e shquar Edlira Çepani flet për ikjen tragjike: Nesër ceremonia e lamtumirës

Edlira Çepani, një nga aktivistet më të spikatura në vend, ka ndarë me ndjekësit lajmin më të trishtë dhe të kobshëm të ikjes së bashkëshortit nga kjo botë. Ish-deputeti Gerti Bogdani mbylli sytë papritmas këtë të mërkurë pas një arresti kardiak.

Njoftimi i saj ka të bëjë vetëm me lajmërimin për mbajtjen ceremonisë së lamtumirës, që do të mbahen nesër në Kuvendin e Shqipërisë nga ora 10:00-12:00 dhe më pas trupi i pajetë do të prehet në varrezat e Sharrës.

”Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vëllait Gerti Bogdani. Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”.

SHKARKO APP