Bashkia 10 kushte për urbanët, mes tyre: Kondicionerë funksionalë e pastërti
Nga nesër Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe Policia Bashkiake do të jetë në terren për të ushtruar kontroll ndaj shoqërive të transportit urban në Tiranë për plotësiminin e 10 masave.
Qëllimi është përmirësimi i ndjeshëm i shërbimit ndaj qytetarëve. Nëse do të konstatohen shkelje atëherë këto shoqëri do të gjobiten deri në heqjen e licencës.
Nënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku bëri publike për mediat 10 masat.
1 -Respektimi rigoroz të orareve të fillimit dhe mbarimit të shërbimit
2- Respektimi rigoroz I frekuencës stacionit të autobusëve
3- Respektimi I shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve
4- Gjatë kryerjes së shërbimit do të qëndrojnë në çdo stacion të linjës
5- Të gjitha mjete do të pajisen me emrin e linjës, ngjyrën , numrin dhe shenjat e tjera të identifikimit
6- Të gjitha mjetet duhet të jenë të pajisur me kondicionerë funksionalë të cilët do të jetë gjithmonë në punë
7- Të kenë pastërti si jashtë dhe brenda mjeteve
8- Të vendosin itenerearin e lëvizjes
9- Personeli të pajiset me uniformë
10- Nuk do tolerohet asnjë keqkomunikim
“Do të jemi në mënyrë persistente dhe në mënyrë të vazhdueshme për të siguruar që 10 masat për përmirësimin e shërbimit të jenë të sigurta që do të bëhen”