Bashkia Durrës vijon shpërndarjen e bonusit të qirasë për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit

Krahas masave dhe luftës së përditshme ndaj përhapjes së COVID 19, Bashkia e Durrësit po vijon punën për shpërndarjen e bonusit të qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

2879 familjeve u është kaluar kësti i tretë i cili ka filluar të lëvrohet javën e kaluar, ndërsa 3783 familje kanë marrë dy këstet e para. Procesi i shlyerjes do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

5451 familje janë në tre listat paraprake të miratuara në këshillin bashkiak nga të cilat përveç familjeve që kanë marrë dy këstet e para dhe po u lëvrohet kësti i tretë janë edhe 411 të skualifikuar për shkak se shtëpitë janë klasifikuar të banueshme, 731 familje kanë mungesa në dokumentacion, ndërsa pjesa e mbetur janë shqyrtim.

Bashkia njofton se vazhdon puna me përpunimin e dosjeve të procesit të rindërtimit, nga aplikimi “Shtëpia ime”.

SHKARKO APP