Bashkia e Devollit blindohet nga FNSH, kryebashkiaku i PS: I solla unë
Vijojnë tensionet në Bashkinë e Devollit, e cila është rrethuar me forca të shumta policore që prej orëve të para të mëngjesit.
Kryebashkiaku i ri i Partisë Socialiste, Eduard Duro, i cili ka shkuar në zyrë që në orën 06:30, ka deklaruar se janë futur nëpër zyra një pjesë e punonjësve të bashkisë.
Ai është shprehur se e ka thirrur vetë policinë, pas informacioneve se do të kishte tubim nga opozitarët.
“Nje pjesë e punonjësve kanë hyrë në zyrë. Policinë e kam thirrur unë pasi kisha informacion se do bëhej ky tubim. Po pres që të gjithë punonjësit e tjerë të hyjnë në zyrë. Ish-kryetari nuk pranoi te largohej ndaj u detyruam të veprojmë kështu. Unë kam patur takime edhe me punonjesit ditën e shtunë. Ata do vijnë në punë”, ka thënë Duro.
Ndërkohë, para bashkisë janë mbledhur shumë mbështetës të opozitës dhe ish-kryebashkiaku Bledion Nallbati, të cilët po protestojnë kundër kryebashkiakut të dalë nga zgjedhjet pa garë të 30 qershorit.

KOHA JONË SONDAZH

