Bashkia e Tiranës, do lyejë prapë fasadat

 

Projekti i Bashkisë së Tiranës për riparimin e fasadave ekzistuese do të shtrihet në të gjitha lagjet e qytetit dhe do të ftohen artistë lokalë për të propozuar ngjyrat dhe modelet që do të aplikohen mbi sipërfaqen e godinave.

Gjatë inspektimit të ndërhyrjes që po bëhet në fasadat e pallateve në Zogun e Zi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se bashkia i rikthehet projektit të fasadave për të freskuar pamjen ekzistuese të pallateve dhe për t’u siguruar që qyteti ka ngjyrat për të cilat u bë shumë i njohur në vitet 2000.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më pas projekti do të kalojë në një fazë të dytë, ku do të ftojmë artistë lokalë të cilët do të konkurrojnë në projektet e Bashkisë për të propozuar fasadat e reja dhe për t’u siguruar që projekti i fasadave, nga rrugët kryesore shkon në të gjitha lagjet e Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, ai sqaroi se gjatë kësaj ndërhyrje do të preken edhe bizneset në katet e para të ndërtesave që do të unifikohen me mënyrën e vendosjes së tabelave të reklamimit.

“Në këtë ndërhyrje të radhës do të kërkojmë të kemi një unifikim të mënyrës të vendosjes së tabelave në të gjitha sipërmarrjet në katet e para të ndërtesave për të krijuar idenë e një qyteti të rregullt, sistematik dhe që respekton normat estetike. Duam sërish që ngjyrat dhe fasadat e Tiranës të jenë kartolinë e qytetit”, përfundoi Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e fasadave pas katër vitesh mungesë dhe që nuk ishte ndërhyrë në asnjë godinë, të cilët kishin degraduar duke prishur estetikën e qytetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?