Bashkia e Tiranës hedh kripë për parandalimin e ngricave

 Me uljen drastike të temperaturave, Bashkia e Tiranës nga mbrëmja e djeshme ka nisur punën për hedhjen e kripës në ato segmente që paraqiten më problematike.

Kyebashkiaku Veliaj përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se  Bashkia do të jetë në krye të punës, për t’u siguruar qytetarëve rrugë  të sigurta pa akull dhe ngrica që do të vinin në rrezik jetën e tyre

“Natën ekipet kanë hedhur kripë për parandalimin e ngricave. Drejtues të mjeteve,  kujdes lëvizjet në mëngjes dhe në mbrëmje! #PuneJoFjale”, shkruan Veliaj, i cili ka postuar edhe disa foto nga puna e Bashkisë.

SHKARKO APP