Bashkia e Tiranës hedh shortin publik për shpërndarjen e apartamenteve dhe hapësirave të bizneseve te “5 maji”

31 familje dhe biznese të zonës së “5 Majit” morën çelsat e shtëpive dhe njësive të tregtimit pas hedhjes së shortit ditën e sotme.

Bashkia Tiranë organizoi pranë ambienteve të shkollës “Ardian Klosi”, shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit dhe tregtimit për subjektet e shpronësuara nëpërmjet shpronësimit me shkëmbim, sipas destinacionit të përcaktuar në vendimin përkatës së Këshillit të Ministrave, në objektet e ndërtuara në lagjen e re “5 maji”.

Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit në objektet e reja, u bë sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shorteut publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?