Bashkia e Tiranës internet falas për studentët në QS

Krahas rikonstruksionit të godinave dhe të sallave të leximit, të gjithë studentët të cilët jetojnë në “Qytetin Studenti”, do të mund të shfrytëzojnë pa pagesë shërbimin e internetit.

Pas suksesit të ofrimit të shërbimit “Free Wi-Fi” në sheshin “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës ka startuar nismën “Tirana Smart City” për ofrimin e internetit falas edhe në kampusin e “Qytetit Studenti”.

Të gjithë dhomat e studentëve në të gjitha godinat e këtij kampusi do të jenë të pajisura me internet, ndërkohë që akses do të ofrojnë edhe sallat e leximit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të lehtësuar jetën e studentëve në këtë kampus, Bashkia e Tiranës ka vendosur që shërbimin e internetit flas ta ofrojë edhe në të gjithë ambientet publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paralelisht, në “Qytetin Studenti” ka filluar puna për rehabilitimin e godinave nga Bashkia Tiranë, me qëllim ofrimin e të gjitha kushteve të nevojshme për studentët e ardhur nga rrethet për të studiuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?