Bashkia e Tiranës investon në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve në dy lagje të kryeqytetit

Me afrimin e stinës së vjeshtës, Bashkia e Tiranës po bën gjithçka gati për të shmangur problematikat e përmbytjeve, por edhe të ujërave të zeza në kryeqytet.

Në rrugën “Muharrem Gurra”, Bashkia ka investuar një rrjet të ri kanalizimesh, i cili do të bëjë të mundur përmirësimin e shërbimit për banorët e zonës. Ekipet e specialistëve të UKT bashkë me mjetet e tyre punuan me kujdes në zëvendësimin e linjës së vjetër të kanalizimeve me një rrjet krejtësisht të ri dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Paralelisht është ndërhyrë edhe në rrjetin e furnizimit me ujë në rrugën “Kahreman Ylli”, në zonën e Kinostudios, ku pas sinjalizimit nga qytetarët, specialistët u mobilizuan menjëherë duke ndërhyrë me shpejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto tre vite, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?