Bashkia e Tiranës: Ja rrugët që bllokohen nesër

 Bashkia e Tiranës njofton qytetarët se nesër, më datë 2 prill, ora 10:00 – 11:00, do të ketë kufizim të lëvizjes së automjeteve përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe “Zogu I”, për shkak të organizimit të aktivitetit nga nisma “Run4autism”, ku dhjetëra qytetarë do të vrapojnë për të mbështetur personat me aftësi të kufizuar, të prekur nga forma të ndryshme të autizmit.

 Ky aktivitet do të filloje në orën 10:00 në sheshin “Nënë Tereza” dhe do të vazhdojë drejt Sheshit “Skënderbej” dhe Bulevardi “Zogu I”, duke përfunduar te ish-Stacioni i Trenit, e më pas do të rikthet sërish për të përfunduar te Parku i Liqenit Artificial. Gjatë kësaj kohe do të lejohet qarkullimi për automjetet përgjatë Bulevardit “Zhan’Dark” dhe Bulevardi “Bajram Curri”, në pjesën që kryqëzohen me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të kufizojnë qarkullimin e tyre me automjete përgjatë këtij orari. Të gjitha shërbimet e transportit urban do të vijojnë normalisht, duke devijuar vetëm në këtë orar stacionet përgjatë bulevardit në rrugët dytësore.

Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë qytetarët që duan t’i ofruar asistencë psikologjike dhe fizike fëmijëve të prekur nga format e ndryshme të autuzimit.

SHKARKO APP