Bashkia e Tiranës konflikt me Policinë e Shtetit, shkak punimet në Unazë
Sipas policisë së Tiranës, forcat e komisariatit nr 3 kanë ndërprerë punimet pasi nuk ka pasur leje nga ana e Bashkisë.
Bashkia Tiranë thotë se policia dje në shkelje të ligjit dhe vendimit të Gjykatës Administrative ndërpreu punimet e Bashkisë së Tiranës në nyjen semaforike pranë shkollës’Harri Fultz’.
Sipas Bashkisë, gjykata Administrative ka rrëzuar pretendimet e Policisë për ndërtimin e kësaj nyjeje.
“Po mbrëmjen e djeshme, policia kërkoi kërkoi verifikimin e vendimit të Gjykatës Administrative, vendim që i ka shkuar institucionit të Policisë para se të mbërrinte në bashki. Deri në orën 02:00 të mëngjesit, policia nuk bënte dot interpretimin sepse nuk gjente dot juristin”, citon zyrtarisht Bashkia e Tiranës.
Tre muaj më parë, po në të njëjtin segment rrugor Policia dhe Bashkia u përplasën për ndërtimin e një semafori, por asokohe punimet u ndërprenë dhe në polici u shoqëruan 5 punëtorë.
Madje Policia e Tiranës dorëzoi kallëzim penal ndaj drejtuesve të bashkisë së kryeqytetit dhe punëtorëve të cilët sipas policisë nuk respektuan urdhërat për të ndërprerë punimet si dhe prenë pemët dekorative dhe dëmtuan trotuarin e rrugës, në punimet që ata nisën për vendosjen e semaforit në aksin rrugor "Asim Vokshi".
KOHA JONË SONDAZH

