Bashkia e Tiranës mbulon shpenzimet e operacionit të Margarita Xhepës

Aktorja e madhe shqiptare, Nderi i Kombit Margarita Xhepa, të martën kreu një operacion të vështirë në një spital privat. Ekipi i mjekëve shqiptarë, që drejtohej nga kirurgu prof.Ergys Cami, realizuan me sukses vendosjen e protezës Coksi femoral në anën e majtë.

Aktorja e madhe shqiptare, Nderi i Kombit Margarita Xhepa, të martën kreu një operacion të vështirë në një spital privat. Ekipi i mjekëve shqiptarë, që drejtohej nga kirurgu prof.Ergys Cami, realizuan me sukses vendosjen e protezës Coksi femoral në anën e majtë. Artistja e madhe është edhe një anëtare e nderuar e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” dhe themeluese e tij. Margarita Xhepa nuk ka munguar kurrë në aktivitet dhe ngjarjet e mëdha të këtij fondacioni, edhe në kohën kur dhimbjet e kanë munduar së tepërmi.

Aktorja kaloi kaloi sfidën e një operacion të vështirë, por tejet të domosdoshëm, madje i vonuar për situatën shëndetësore të aktores. Ishte një situatë që krijoi shqetësim tek familjarët të afërmit, miqtë, artdashësit e shumtë, ashtu edhe tek Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” me 20 degët e tij me perfaqësuese në po kaq shtete. Themeluese e këtij Fondacioni dhe një kontribuuese e veçantë në veprimtaritë e shumta organizuar për gjatë 17 vjetëve brenda dhe jashtë vendit, pavarësisht nga gjendja shëndetësore dhe vështirësia për të lëvizur, Margarita Xhepa ka qenë dhe mbetet modeli i gruas së paepur. Ajo me vullnet të jashtëzakonshëm ka mposhtur çdo vështirësi dhe nuk është larguar për asnjë çast nga skena, duke iu dhënë kënaqësi të madhe grave shqiptare dhe të huaja në shumë shtete, ku janë organizuar aktivitetet e Fondacionit.

Kërkesa drejtuar z. Erion Veliaj, si u përgjigj

Me kryebashkiakun e Tiranës, Fondacioni ka bashkëpunuar edhe herë të tjera. Ai ka vlerësuar përpjekjet që bën ky Fondacion, që ka në gjirin e tij gruan e shquar në të gjitha fushat e veçanërisht në fushën e artit dhe i është gjendur.

Nisur nga kjo marrëdhënie, Fondacioni i drejtoi kërkesën z. Veliaj, për të mundësuar pagesën e shpenzimeve për kryerjen e operacionit të artistes Margarita Xhepa. Pasi ka marrë informacioni e duhur, një ditë pas kryerjes së operacionit zoti Veliaj është përgjigjur:”Po, bashkia e kryeqytetit merr përsipër të mbulojë shpenzimet, që kanë të bëjnë me shëndetin e Artistes së Madhe, Margarita Xhepa. Unë jam i interesuar personalisht, do të kontaktoj me drejtuesit e spitalit, për të bërë të pamundurën që të përmirësohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Margarita Xhepa shpreh mirënjohjen

Pas përcjelljes së lajmit që na gëzoi të gjithëve, aktorja e madhe , e emocionuar shpreh: Ndjehem e prekur nga ky lajm dhe nga zemra përcjell”mirënjohje të thellë për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit z.. Erion Veliaj. Sapo të dal nga spitali, ku falë kujdesit dhe aftësive të mjekëve, gjithçka vajti mirë, do të dëshiroja kafen e parë ta pi me z. Veliaj. Unë nuk jam kursyer edhe në kushte të rënda shëndetësore këto vitet e fundit, pasi ndaja çdo gjë me skenën, me artdashësin, dhe largimin e konsideroj vdekje. Unë do të festoj largimin e dhimbjeve, që më kanë lodhur prej vitesh, suksesin e operacionit dhe të gjitha bashkë, do ti mbledhim në festën e 85 vjetorit të lindjes, që nuk është larg.

Mbështetje të tjera të Bashkisë

Kryebashkiaku i Tiranës, falë vizionit, vlerësimit të vlerave, shpirtit të tij human, ka mbështetur edhe herë të tjera Fondacionin tonë.

Përmendim pritjen dhe dorëzimi i celësit të Tiranës, këngëtarit të madh Italian Al Bano Karrisi në shtator të vitit 2016. Sjellja, xhentilesa, oratoria e kryebashkiakut, sidoqë i ri në moshë, la përshtypje të vecantë tek këngëtari.

Çasti i vështirë, që më përloti

Nuk mund të harroj atë moment të vështirë që kaloja dhe gjestin human të kryebashkiakut Veliaj. Këngëtari ishte ftuar nga ana jonë për të dhënë një koncert me rastin e shënjtërimit të Nënë Terezës, falas për kryeqytetasit në Pallatin e Kongreseve.Ato ditë ai mori edhe pasaportën shqiptare.U shndrua në problem të madh salla e Pallatit të kongreseve, pasi na kërkoni 5 miljon lekë që të vihej në dispozicion të koncertit. Ministra e Kulturës nuk e pranoi kërkesën tonë që të jepej falas, as nënkryetare e Parlamentit zonj. Valentina Leskaj nuk bëri gjë.Kur gjithçka ishte në pikpyetje, doli njeriu i mëncur, që punon dhe nderon këtë vend.

Pasi përfundoi takimi me Al Bano, ai më pyet: Mirë po shkojnë punët, përgatitja për koncertin?

– I shpjegoj shkurt. Problem salla.

– Ai më bie shpatullave dhe më thotë: Ma lër ta zgjidh unë këtë problem. Ka edhe paradokse.

Z. Erion Veliaj i akordohet Medalja “Mirënjohje” e Fondacionit

Ka qenë një vendim unanim i Kryesisë së Fondacionit, për t’i akorduar këtë medalje z. Veliaj, pasi, si askush, institucion apo donator, ka mbështetur Fondacionin për të realizuar veprimtari të të rëndësishme të tij.

z. Erion Veliaj, është modeli i të zgjedhurit nga votat e popullit, që punon e mendon për popullin, vizionar, i palodhur dhe njerëzor si Ai, që kryeqytetin e ka tjetërsuar gjatë mandatit të tij të parë si kryetar bashkie.

SHKARKO APP