Bashkia e Tiranës nis disbursimin e subvencionit për transportin publik, do përfitojnë 1 milionë euro

Bashkia e Tiranës ka nisur disbursimin e subvencionit për transportin publik në kryeqytet. Për muajin Janar 2022, shoqatat e transportit marrin në total 120 mijë euro, ndërkohë që pagesat do të bëhen çdo muaj në bazë të skemës së subvencionimit.

Shuma totale e subvencionit e miratuar nga Bashkia e Tiranës si paketë ndihmë për operatorët e transportit publik është 1 milionë euro.

Kjo është hera e parë në histori që Bashkia e Tiranës vendos të subvencionojë përmes një pakete prej 1 milion eurosh shërbimin e transportit publik me qëllim përballimin e situatës, por dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Subvencionimi 1 milion euro do të mbulojë periudhën përgjatë gjithë vitit 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?