Bashkia e Tiranës nis punën për rigjenerimin e Parkut Rinia

Kur të kthehen nga pushimet, qytetarët e Tiranës do të shohin Parkun Rinia tërësisht të transformuar. Bashkia e Tiranës përmes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit ka nisur punën për rigjenerimin, normalizimin dhe përmirësimin e këtij parku.

Punëtorët kanë hequr inertet dhe po merren me sistemimin e pjesëve të dëmtuara duke rimëkëmbur një park urban shumë të rëndësishëm për kryeqytetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë kjo hapësirë është nën kujdesin e veçantë të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës e cila ka hartuar një strategji zhvillimi bazuar në nevojat e komunitetit, për mirëmbajtjen e hapësirave ekzistuese e ndërtimin e hapësirave të reja rekreative, nëpërmjet krijimit dhe vënies në zbatim të projekteve të ndryshme si dhe riorganizimin e aktiviteteve të larmishme argëtuese dhe çlodhëse për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Parku Rinia” do të kthehet si një nga hapësirat që ofron më shumë mundësi rekreative për qytetarët e të gjitha moshave dhe të jetë një pikë atraktive për qytetin e Tiranës dhe si rrjedhojë një zonë e frekuentuar nga një numër i madh qytetarësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?