Bashkia e Tiranës nis rehabilitimin e ambienteve sportive të shkollës 9-vjeçare “Gjon Buzuku”

Bashkia e Tiranës ka filluar punimet për rikonstruksionin e ambienteve sportive të shkollës 9-vjeçare “Gjon Buzuku” në njësinë Nr.4. Tashmë nxënesit e kësaj shkolle do të kenë fusha sportive futbolli dhe basketbolli sipas standarteve.
Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të aktiviteteve sportive në këtë komunitet. Përmes projektit Shkollat si Qendër Komunitare, Bashkia e Tiranës synon promovimin dhe masivizimin e sportit tek të gjithë grupmoshat.

SHKARKO APP